Siç edhe ka qenë e paralajmëruar, sot është bërë inaugurimi i shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.
Në ceremoninë solemne ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili për ngjarjen e veçant ka shkruar edhe në faqen zyrtare të tij në facebook.
“Momente të bukura nga dita e sotme gjatë inaugurimit të shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë, institucioni ky vlera e të cilit është e padiskutuar. Jam shumë i bindur, që si çdo herë, Peja do të vazhdoj të arrijë edhe më shumë suksese të mëdhaja në fushën e muzikës! Suksese nxënësve, punë të mbarë stafit!”-ka shkruar kryetari Muhaxheri pas inaugurimit të shkollës.
Ngjarja është mbuluar edhe nga zyra për informim e komunës së Pejës e cila aktivitetin solemn e ka paraqitur me një komunikatë.
“Inaugurimin e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë e kanë bërë Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega dhe Drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, znj.Rreze Kastrati.
Drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, znj.Rreze Kastrati i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se është shumë e lumtur për hapjen e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë, objekt me standarde, që i plotëson të gjitha nevojat e të mësuarit bashkëkohor. Gëzohem, që gjeneratat e reja do të kenë një objekt shkollor modern, që do t’ua lehtësoj procesin mësimor. Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka bërë një punë shumë të madhe me ndërtimin e objektit të ri shkollor.”-thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës./Njeshi/

