11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Incidenti me kulm, Sahatçiu: Ndjej mërzi dhe shqetësim, nuk ishte ditë e lehtë

Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK, Donjeta Sahatçiu ka thënë se ndjen mërzi dhe shqetësim për ngjarjen e sotme me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të kryeqytetit pas erës së fortë.

Ajo është shprehur se nuk ishte ditë e lehtë dhe se derisa pret zbardhjen, siç tha ajo, të drejtë të rastit nga organet përgjegjëse për të mos u lejuar më, i ka uruar qytetares së lënduar rikuperim sa më të lehtë e shpejtë.

“Ndjej mërzi dhe shqetësim për ngjarjen e sotme me rrëzimin e kulmit të ndërtesës së re të Kryeqytetit pas erës së fortë. Për më tepër, kur jemi vet ne ata që kemi përgjegjësi sigurimin e ndërtimeve të qëndrueshme për të tjerë”.

“Sot nuk ishte ditë e lehtë. Për gruan që u lëndua dhe përjetoi tmerrin, familjen e saj, e komunitetin. As për dhjetra punëtorët e Kryeqytetit e qytetarët që prisnin shërbime brenda objektit derisa jashtë nuk ishin të qarta pasojat.  Derisa pres zbardhjen e drejtë të rastit nga organet përgjegjëse për të mos u lejuar më, i uroj qytetares së lënduar rikuperim sa më të lehtë e shpejtë. Qoftë e fundit”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...