Raportimet e mediave se Mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit, janë demantuar pasdite sot nga ky institucion.
Raportimin e mediave, paraprakisht e kishte vërtetuar edhe Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, toger Fadil Gashi duke thënë se, rasti po hetohet si “lëndim i lehtë trupor”.
“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, deklaroi Gashi.
Gashi tutje shtoi se motivi që çoi deri te sulmi fizik ishte “rreth një mosmarrëveshjeje, për orar të punës”. Sipas tij, viktima ka pranuar trajtim mjekësorë.
Mirëpo pasdite, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, nxori reagim ku thotë se nuk kanë konfirmim se ka pasur konfrontim fizik mes personelit dhe se një mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të vet Institucionit spitalor.
Reagimi i plotë:
Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë.”-thuhet në reagimin e Spitalit të Pejës./Njeshi/
