Indiana Pacers, është në finalen e NBA.
Ky sukses kaq i madh për këtë skuadër vjen pas 25 vjetësh.
Pacers do të përballen me Oklahoma City Thunder, pasi arriti ta mposhtë New York Knick-in me rezultat 108:125.
Kjo ndeshje u transmetua edhe në kanalet e platformës më gjigante televizive, Artmotion.
Yjet e mbrëmjes ishin, Pascal Siakam dhe Tyrese Hailburton të Indianas, të cilët arritën kuotën e 31 dhe 21 pikëve.
Ndeshja e parë e finaleve të NBA-së mes Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder, do të zhvillohet më 6 qershor pas mesnatës. /Njeshi/