19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës – mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Një rast i pazakontë është regjistruar së fundmi në qytetin Motihari, në shtetin indian të Biharit.Nëna e solli djalin e saj në spital sepse ai pretendonte se kishte gëlltitur çelësin e dollapit, por e vërteta ishte shumë më e çuditshme.Djaloshi rreth të njëzetave kreu një incizim me ekografi, ku u zbulua se kishte disa objekte metalike në stomak!

U urdhërua një operacion urgjent dhe nga stomaku i pacientit u nxorën çelësa, prerëse të gozhdës dhe një thikë të palosshme.

Pavarësisht operacionit delikat, pacienti është duke u rikuperuar mirë.E ëma beson se fajin për gjithçka e ka “varësia e të riut ndaj rrjeteve sociale dhe internetit”. Ajo pohon se koha që kalon para ekranit ka ndikuar në shëndetin mendor të djalit të saj.

Mjekët e mbështetën teorinë, ndërsa diagnoza zyrtare mbetet mister.Nga ana tjetër, spekulohet se pacienti vuan nga çrregullimi i njohur si pica, i cili karakterizohet nga konsumimi i gjërave të pangrënshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...