22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

“Individ, deputet”, pozitë dhe opozitë përplasen për këto fjalë në Komisionin ku po raporton Bislimi

Në Komisionin për Integrime Evropiane ku ishte duke raportuar Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi pati edhe disa përplasje.

Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e cila tha se zëvëndëskryeministri s’ftohet me u raportu individëve ose siç u shpreh ajo, specifikisht opozitës.

“Zëvëndëskryeministri nuk ftohet me u raportu individëve ose specifikisht opozitës”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i reagoi Ujkanit duke i thënë që janë deputet dhe jo individ, njofton Klankosova.tv.

“Nuk jemi individë, por jemi deputet. Qysh mundesh me i thënë deputetit, individ. Nëse ky si zëvëndëskryeministër shkon i përgjigjet çdo individi që i kërkon me u taku ky paska me mbet në rrugë, ky ka ardhur në një institucion kredibil që është Kuvendi i Kosovës dhe që e ka obligim të vijë e të raportoj”, u shpreh Kadrijaj.

Ujkani i tha Kadrijajt që të mos e marrë personale këtë gjë.

“Pse po e merr kaq persona, pse duhet unë tash gjithë kohën të quaj deputete ose përfaqësuese e një subjekti politik, krejt të njohin edhe dijnë”, tha ajo.

Ndërkaq, Kadrijaj pati edhe një replikë për Ujkanin, duke i thënë se po flet kot.

“10 minuta je duke folë, nuk ke folur asgjë, je duke mbajtur ligjeratë. Ti veç fole kot, kot fare, bëj pyetje”, tha Kadrijaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...