Presidenti i FIFA-s ka arritur në vendin tonë as vizitës që i bëri Shqipërisë të enjten.

Infantino është pritur në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga kreu i FFK-së Agim Ademi së bashku me Komitetin Ekzekutiv.

Ndërkohë nga aeroporti ai ka shkuar direkt e në stadiumin e vetëm që i plotëson kushtet për tu zhvilluar një ndeshje ndërkombëtare ‘Fadil Vokrri’.

Fillimisht i pari i futbollit botëror ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, pastaj ka vizituar edhe stadiumin.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Infantino është pritur nga një numër i madh i futbolldashësve të cilët kanë mbajtur fanella të njëjta me mbishkrimin ‘Welcome Infantino’.