14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Insistimi i BE-së që çështja Urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel, Osmani: Dialog për këtë çështje nuk duhet të pranojë askush

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kundërshtuar dhe ka thënë se askush nuk duhet të pranojë që çështja e hapjes së Urës së Ibrit të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Shefja e shtetit tha se dialogu me Serbinë për Urën e Ibrit është kundërkushtetues dhe kundër sovranitetit dhe se Serbia nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës.

Osmani potencoi se dialog mbi çështjen e urës së Ibrit nuk duhet të pranojë askush.

“Sa i përket deklaratave të zëdhënësit të BE-së, deklaratat e tij janë mbi të gjitha raciste. Kështu që as nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana e ime. Unë jam deklaruar në raport me deklaratat e tyre raciste. Nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e hapjes së Urës së Ibrit në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse ky zëdhënësi më duket është nga Sllovakia që nuk e pyet asnjë nga fqinjët për urat në shtetin e tij. Pra nuk ka çka pyetet Serbia për një urë në Kosovë. Dialog për këtë çështje me Serbinë, nuk do të duhej të pranonte askush, do të ishte kundërkushtetues dhe kundër sovranitetit të shteti tonë”, tha Osmani pra mediave.

Deklarata e saj vjen një ditë pasi ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të diskutohet se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës.

Lajçak ka thënë se pretendimet se Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin për këtë çështje, janë çorientuese.

 

 

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese.

“Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar  Lajçak./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...