7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush” që nisën të hënën

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet që nisën të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit.

Sot pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.

Të hënën në nisjen e punimeve doli edhe kryetari Përparim Rama.

Punimet për ndërtimin e këtij sheshi në Prishtinë parashiheshin të zgjasin një vit dhe do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.

Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.

Pas ndalimit të punimeve, tash komuna e Prishtinës duhet të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...