Skuadra e Barcelonës rrezikon të mos merr pjesë në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Rreth këtij rasti ka nisur një inspektim nga UEFA, nga dy inspektorët, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Kollër Trunz.
Nga inspektimet e tyre prej datës 23 mars të vitit të kaluar, ata kanë gjetur fajtor klubin e Barcelonës dhe kërkojnë të përjashtojnë klubin për një sezon nga garat evropiane.
UEFA pietet të vendos për fatin e Barcelonës para datës 13 qershor, kur mbyllet edhe zyrtarisht lista e klubeve pjesëmarrëse për Champions League./Njeshi/