Aktualisht nuk ka informata zyrtare nga kjo kompani nëse ka nisur lufta kundër profileve të rreme, por sipas reagimeve të përdoruesve të cilët në rrjetet sociale ankohen se një numër i madh përcjellësish janë zhdukur brenda natës, duket se është përsëri rreth pastrimit të profileve me profile të rreme, transmeton KosovaPress.
Disa nga përdoruesit u lanë pa qindra-mijëra ndjekës në një kohë të shkurtër dhe sipas informacioneve të publikuara në Express.co.uk, disa njerëz të famshëm mbetën pa miliona pasues.
Përveç numrit të reduktuar të njerëzve që i ndjekin në Instagram, përdoruesit gjithashtu ankohen për numrin e reduktuar të fotove, videove dhe tregimeve, dhe ata nuk marrin më një numër të madh miqsh dhe kërkesash për mesazhe si më parë.
Instagram vitin e kaluar njoftoi se po ndërmarrin një numër hapash që të kufizojnë aktivitetet e profileve të rreme, dhe zhvilloi një mjet të bazuar në mësimin e makinës që ndihmon për identifikimin e profileve të tilla dhe fshirjen e tyre nga rrjeti.
Numri i ndjekësve është shumë i rëndësishëm për një numër të madh të përdoruesve të Instagram-it, sidomos influencuesit që punojnë me markat dhe të ardhurat e të cilëve varen kryesisht nga numri i njerëzve që i ndjekin ato në atë rrjet.
]]>