3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Institucionet e sigurisë rrisin vigjilencën në veri

Forca të shtuara të policisë së Kosovës dhe të KFOR-it u panë në Mitrovicë të Veriut këtë premte, pak ditë pasi autoritet e Kosovës ngrenë alarmin për sulme të reja në prag të festave të fund vitit. Qytetarët në veri thonë se nuk ndihen të shqetësuar derisa Policia e Kosovës tha kanë përgatitur plan operacional për ofrimin e sigurisë për festat.

Zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar sulme të reja në veri të vendit para dhe pas festave të fundviti por sa kanë krijuar shqetësim tek qytetarët këto paralajmërime.

Ndër qytetarë shqiptarë të Mitrovicës së Veriut nuk shprehin shqetësim nëse do të ketë sulmet të mundshme në këtë pjesë të vendit, pasi siç thonë tashmë janë mësuar me situata të tilla.

Qytetarët serb ndërkaq hezituan të flasin për situatën e sigurisë.

Ndërkohë forca të shtuara të policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë parë në Mitrovicë të Veriut, pak ditë pasi autoritet e Kosovës ngrenë alarmin për mundësinë e sulmeve të reja.

Policët patrullonin edhe me armë të gjata, derisa KFOR-i edhe me njësinë e qenve.

Policia e Kosovës në veri tha se shtimi i forcave ka ndodhur që nga sulmi në kanalin e Ibër Lepencit derisa shtoi se kanë bërë përgatitjet e nevojshme për ofrimin e sigurisë për festat e fundvitit.

“Numri i policëve është i mjaftueshëm për veriun e vendit dhe situatën që është krijuar këtu pas asaj ngjarje por jo diçka të jashtëzakonshme, situata është e qetë por deilkate, vazhdon të jetë delikate, për ne është më rëndësi nëse ndodh diçka të kemi numër të majftueshëm të policëve për më regau dhe të kemi mundësi me reagu. Me rëndësi për ne është se në çdo vend ku ka nevojë me ndërhy në veri ne ndërhymë…. si komentojmë deklaratat e dikujt tjetër atë që kemi ne përpara çdo feste të fundvitit punojmë plane operaiconale të veçanta por përsëri them se kemi numër të majftueshëm të policëve këtu nëse ka nevojë më shtu shtojmë.. por priroiret e kemi shërbimin ndaj qytetarëve në veri të vendit dhe po e bëjmë çdo ditë”, tha për media Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri.

Njohësi i Sigurisë, Arben Dashevci, vlerëson se mund të ketë tentime për destabilizim të veriut por sipas tij nuk ka vend për panik.

“Mundësi ose preventivë për parandalim….mundësi që mund të ndodh diçka, polica ka planet operative ne shpresojmë se s’do të ketë asgjë sepse masat e sigurisë janë shtuar.. preventiva është paalternativë gjithmonë duhet të jemi vigjilent…..mundësi ose tentim mundet të ketë por jo panik. Unë s’kam pa asnëj panik tek qytetarët. Do duhej që këto të bëhen ne heshtje….krejt çka duan qyteratë është qetësi..të zhvillohej në heshtje dhe qyetari mos të ngarkohej me të tilla gjëra”, tha Dashevci.

Analisti dhe gazetari serb Branislav Krstiq ndërkaq pret që qytetarët në veri do ta kalojën këtë vit pa ndonjë incident, duke thënë se paralajmërimet janë vetëm për fushatë zgjedhore.

“Tani kemi një paralajmërim nga qeveria besoj se secila qeveri edhe kjo aktuale janë duke mashtru popullin me ato paralajmërimet pa të dhëna të sakata. Pushtet populiste dhe në Beograd edhe qeveria jona me duket se supozojnë apo mashtrojnë me incidentet e mundshme…..speciale kjo është e nevojshme në kohën e fushatës zgjedhore. Me ato paralajmërimet me incidente të mundshëm favorizojnë pozicionin e vet …jam i sigurt se do ta kalojmë këtë vit pa asnjë incident. Qyetarët s’janë të shqetësuar aspak”, tha ai.

Gjatë javës kryeministri Kurti alarmoi për sulme ë reja në veri të vendit duke thënë se ato mund të ndodhin në të ardhmen e afërt sidomos para dhe pas Vitit të Ri, Kjo deklaratë u ritheksua edhe nga ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci të enjten./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...