6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Institucionet kosovare, BE, Nato dhe Rusia denojnë sulmin terrorist në dy xhamitë në Zelandën e Re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbi 40 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga sulmi terrorist në xhamitë e Zelandës së Re.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Akti terrorist në Zelandë të Re, ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë.

Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale.

Gjithashtu dhe Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në sulmet terroriste në Zelandën e Re. “Sulmet ndaj vendeve të adhurimit, janë sulme ndaj të gjithë ne.”

Kurse Sekretari i Përshithshëm i NATOS-s Jens Stoltenberg ka dënuar fuqishëm sulmet e tmerrshme terroriste në xhamitë në Christchurch.

Edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar ndaj sulmit ku nga shërbimi për media i Kremlinit, thuhet se Putin ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern lidhur me sulmin terrorist të kryer gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në qytetin Christchurch.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...