18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Instituti për Shkencë dhe Arte i Universitetit “Haxhi Zeka” rrit e qartëson veprimet për realizimin e detyrave të misionit të tretë

shkruan; Rektori i Universitetit ‘Haxhi Zeka’ të Pejës prof.Dr. Armand Krasniqi

Në pjesën me të madhe të raporteve, analizave dhe studimeve për monitorimin e revolucionit akademik për tendencat në arsimin e lartë global theksohen e adresohen sfida të shumta me të cilat seriozisht po përballet arsimi i lartë. Natyrisht, në anën tjetër, më shumë se kurrë, të njëjta kërkojnë nga politikëbërësit arsimor, administratorët dhe profesorët të rishqyrtojnë strukturën e programeve tradicionale të studimit, duke vënë theksin edhe këtu për qasjet pedagogjike të së shkuarës të cilat më nuk janë adekuate e të përshtatshme në harmoni me nevojat që ka shoqëria në shekullin e XXI.

Duke e pasur parasysh se misioni i tretë i universitetit, Universiteti “Haxhi Zeka”, në sferën e zhvillimit të vet si një institucion i profilizuar e ndërmarrës, është i vendosur që në kuadër të planit aktual strategjik të qartësojë dhe kompozojë edhe me shumë këtë komponentë duke fuqizuar përbrenda saj dimensionin ekonomik (tregtar) pa lënë anash edhe atë civil. Në kuadër të kësaj ndërmarrjeje, posaçërisht gjatë ridefinimit të detyrës së mësimdhënësit në universitet, janë duke u ndërmarrë masa që të rritet e mishërohet kontributi i tyre në komunitetin akademik dhe më gjerë, pra angazhimi në institucione shkencore apo profesionale kombëtare apo ndërkombëtare, institucione me rëndësi publike, institucione kulturore etj, si një nga elementët e përzgjedhjes së domosdoshme.

Në Universitetin “Haxhi Zeka”, implementimi i misionit të tretë gjykohet të jetë më shumë se një trend, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimin e politikave arsimore globale si dhe faktorët jashtë universitar. Për të përftuar një pasqyrë më gjithëpërfshirëse të të gjitha komponentëve të misionit të tretë të universitetit, në UHZ, për herë të parë, nëpërmjet fuqizimit të Institutit për Shkencë dhe Arte, janë duke realizuar kërkime serioze që do të krijojnë një bazë kreibile të të dhënash me informacione të reja e analiza krahasuese, si dhe do të lokalizim më të mëdha të sfidave në realizimin e këtij misionit të rëndësishëm universitar në radhë të parë komponentin e tij civil.

Së paku deri me tani, në përmasa kombëtare hulumtimet janë të pamjaftueshëm lidhur me përmbajtjen, komponentët dhe nën komponentë e misionin e tretë. Nga ky këndvështrim mungojnë studimet lidhur me pjesën që ka të bëjë me dimensionin e sipërpërmendur civil. Megjithatë, për këtë temë në vendet evropiane ka një interesim dhe avokim me shembuj të shumtë të praktikave dhe projekteve aktuale që mbrojnë integrimin e misionit të tretë të universitetit në kuadër të të cilit theksohet rëndësia e dimensionit të tij civil, e të cilat në UHZ janë duke shërbyer si dokumente udhërrëfyese.

Personali akademik dhe administrativ në UHZ, është i ndërgjegjshëm për trendin e zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë i cili është duke u shoqëruar edhe me kriza e shqetësime në veçanti lidhur me fenomenin e depërtimit të logjikës së ekonomisë së tregut në botën e institucioneve shëndetësore, institucioneve kulturore dhe sferave të tjera të shoqërisë që tradicionalisht mendohet se u shërbejnë vlerave të tjera. Sado e vështirë të jetë të shpjegohen këto shqetësime, prapëseprapë ato ekzistojnë si një kujtesë se diçka me vlerë të pazëvendësueshme mund të humbasë me rritjen e pandërprerë të komercializimit.

Nisur nga fakti se çështja e misionit të tretë të universitetit (në radhë të parë komponentëve që i referohen dimensionit civil), i hulumtuar dobët në komunitetin tonë akademik, ne na detyron për shumë me shumë punë kërkimore në të sotmen dhe të ardhmen. Një nga kërkimet në të cilat tani është i fokusuar Instituti për Kërkime Shkencore dhe Artistike në UHZ, është hetimi dhe vrojtimi se cili është dhe do të jetë bashkëveprimi i përfaqësuesve të komunitetit të jashtëm,

si grup të synuar, me universitetin duke e identifikuar shkencërisht këtë dimension nëse dhe në çfarë mase ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me komuniteti akademik.

UHZ, përmjet të të dhënave që disponon, në kuadër të përgatitjes së procesit të rishikimit të rregullit të planit strategjik 2023 – 2026, ka bërë një seri hulumtimesh për temën e misionit të tretë universitet. Veçanërisht janë analizuar raportet ndërmjet dimensioneve të tij ekonomike dhe civile dhe këtë nga këndvështrimi edhe i shkencave të tjerëve, kryesisht nga pikëpamja e sociologjike, ekonomike dhe shkencave juridike e politike të cilat sigurisht do të kontribuojnë në një pasqyrë më gjithëpërfshirëse si për mundësitë dhe aftësitë, ashtu edhe për vështirësitë e mundshme në drejtim të zbatimit dhe institucionalizimit të të dyja komponentëve të misionit të tretë.

Në këtë kuadër UHZ, duket qartë se ruhet një dozë bukur e lartë e optimizmi pedagogjik e tani edhe në kuptim të zhvillimit e angazhimit shkencor se, krizat e problemet e jashtme e të brendshme eventuale, “të shihen në sy” e pastaj çdo herë të trajtohen vetëm si pararendëse të mundshme të rritjes dhe zhvillimit të universitetit. Padyshim, krizat dhe vështirësitë aktuale përfaqësojnë një rrezik, por në anën tjetër ekziston vetëdija, bindja dhe gatishmëria se, nëse përmes një analize adekuate e reale, pasojat e rrezikut e të problemeve reduktohen në minimum, efektet e një krizë ose vështirësive të caktuara mund të jetë një shans për zhvillim.

Për më shumë informata rreth unviersitet ju lutem vizitoni:

Web faqa: https://unhz.eu/

Facebook: https://www.facebook.com/uni.haxhizeka

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...