13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Inteligjenca artificiale i njeh gënjeshtrat më mirë se njerëzit

Sa mirë dhe sa shpejt mund të dalloni kur dikush ju gënjen?

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit, në përgjithësi, janë shumë keq në dallimin e së vërtetës nga gënjeshtrat. Prandaj, nuk është për t’u habitur që gjatë historisë njerëzit kanë provuar mënyra të ndryshme për të njohur gënjeshtrën, madje edhe me ndihmën e teknologjisë.

Tani inteligjenca artificiale është aktuale, kështu që njerëzit pyesin nëse do të jenë në gjendje të njohin një gënjeshtër në mënyrë më efikase sesa teknologjitë e vjetra.

Domethënë, siç shkruan “MIT Technology Review”, disa besojnë se është inteligjenca artificiale ajo që mund të ndihmojë në përmirësimin e njohjes sonë të gënjeshtrave dhe madje të jemi më të mirë në të sesa testet poligrafike.

Sisteme të tilla mund të përdoren jo vetëm për të njohur gënjeshtrat në hetimet dhe marrjen në pyetje të policisë, por që një ditë të na ndihmojnë të dallojmë faktet reale nga lajmet e rreme, transmeton Telegrafi.

Pyetja e vetme është, a do t’i besojmë atij sistemi dhe a duhet t’i besojmë?

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti gjerman i Würzburgut ka zhvilluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale dhe është dukshëm më i mirë se njerëzit në zbulimin e gënjeshtrave. Ata madje kryen një sërë eksperimentesh te njerëzit për të kontrolluar se si funksionon mjeti. Në një studim të botuar në revistën “iScience”, ata theksojnë se mjeti, në një farë mënyre, ishte ende i dobishëm, sepse i ndihmonte njerëzit që e përdornin të dallonin më mirë një gënjeshtër.

Por shkencëtarët gjermanë vunë re edhe një fenomen interesant. Megjithëse subjektet gjatë eksperimenteve ishin të vetëdijshëm se 50 për qind e pohimeve që ata vlerësuan ishin sigurisht të rreme, ata karakterizuan vetëm 19 për qind me këtë përshkrim. Por kur përdorën një mjet të inteligjencës artificiale, ata vlerësuan 58 për qind të deklaratave si të rreme.

Në përgjithësi, njerëzit njohën deklaratat e rreme në gjysmën e rasteve. Inteligjenca artificiale ishte pak më e mirë me 67 për qind të deklaratave të rreme të njohura. Më mirë se njeriu, por ende larg perfektit.

Shkencëtarët që projektuan mjetin theksojnë se qëllimi i tyre ishte të krijonin një mjet AI që do të ishte më i mirë se një njeri, jo se do të ishte i përsosur në njohjen e deklaratave të rreme.

Krijimi i mjetit të përsosur të inteligjencës artificiale që do të njihte çdo gënjeshtër mund të ketë një ndikim negativ tek njerëzit dhe shoqëria, pasi mund të ngjall dyshime dhe mosbesim.

Prandaj, shkencëtarët gjermanë theksojnë se duhet gjetur një ekuilibër midis mjeteve që do të na ndihmojnë të njohim më lehtë dezinformatat dhe lajmet e rreme që përhapen në rrjetet sociale, dhe besimin tonë tek njerëzit e tjerë dhe ndershmërinë e tyre. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...