6.6 C
Pec
E enjte, 23 Mars, 2023

Interesim i madh i mediave për takimet në Ohër

Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka bërë bashkë qindra gazetarë.

Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët.

Kujtojmë se tashmë kanë përfunduar takime dypalëshe që shefi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e patën fillimisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq e pastaj me kryeministrin, Albin Kurti.

Teksa pritet fillimi i takimit trilateral, Klan Kosova merr vesh se në takimet e ndara është biseduar se si Beogradi dhe Prishtina e shohin aneksin e ri për zbatimin e planit evropian për të cilin palët ishin pajtuar më 27 shkurt në Bruksel./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...