24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Interesimi i jashtëzakonshëm, KEK-u ua mundëson edhe sot bizneseve afatin për lidhjen e kontratave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar bizneset që kanë dalë në treg të hapur se është shtyrë për një ditë afati për lidhjen e kontratave me këtë korporatë për furnizim me rrymë.

KEK-u tha se ua mundëson edhe sot lidhjen e kontratave, për shkak të “interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve”.

“Të nderuar konsumatorë, Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025”, thuhet në njoftim.

“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, thotë KEK-u.

KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.

Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori, të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...