21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Interi fiton bindshëm ndaj Lecces, Asllani me asist

Interi po vazhdon me paraqitje fantastike në kampionat.

Zikaltrit triumfuan në udhëtim 0:4 ndaj Lecces në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Lautaro Martinez hapi llogarinë për mysafirët me gol në minutën e 15-të, ndërsa u asistua nga mesfushori kosovar, Kristian Asllani.

Frattesi dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të, kurse dy minuta më vonë shënoi Lautaro Martinez.

E de Vrij shënoi për 0:4 në minutën e 68-të, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Interi vazhdon lider me 66 pikë, nëntë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Lecce mbetet e 14-ta me 24 pikë të grumbulluara.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...