14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Interneti hapësinor së shpejti do të mbulojë të gjithë Tokën, tregohet edhe çmimin e tij

Falë Starlink, Elon Musk është duke iu afruar qëllimit që vendosi disa vjet më parë – Interneti nga hapësira do të jetë në dispozicion për njerëzit në zonat rurale kudo në Tokë.

Ai zbuloi në llogarinë e tij në Twitter se deri në fund të këtij viti, pjesa më e madhe e planetit tonë do të mbulohet nga Starlink Internet dhe se në vitin 2022 nuk do të ketë vende ku sinjali i tij nuk arrin.

Starlink përbëhet nga satelitë të lëshuar në orbitë të ulët, dhe numri i satelitëve që ofrojnë shërbimin e “internetit hapësinor” për përdoruesit ku nuk ka infrastrukturë për një lloj tjetër, vetëm do të rritet.

Një pjesë e popullsisë amerikane mund të përdorë tashmë Starlink Internet, shpejtësia e të cilit është midis 50 Mbps dhe 150 Mbps.

Nëse po mendoni se sa kushton kjo kënaqësi, dhe tashmë flitet se ai do të kushtojë 99 dollarë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...