17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Interneti në Korenë e Veriut pa qasje në rrjetin botëror, rregulla që nuk vlejnë edhe për elitën

Po të kishte qasje të plotë në internet një qytetar i Koresë së Veriut, do të shokohej po të zbulonte se pjesa tjetër e botës është shumë më ndryshe nga vendi ku ai është rritur.

Por, natyrisht pikërisht për këtë shumica prej tyre nuk mund të kenë qasje në internet.

Në fakt, kompjuterët në Korenë e Veriut janë jashtëzakonisht shumë të kufizuar. Për ta pasur një, duhet të pajiseni me leje të veçantë që lëshohet nga qeveria, pasi që konsiderohet i rrezikshëm sikurse një armë zjarri.

E të kesh në pronësi apo qasje në faks, është rreptësisht e ndaluar, pasi faksi mund të përdoret për porosi të ndryshme “më ndihmoni” për t’i treguar botës për vuajtjen që i përjetojnë banorët e atjeshëm.

Pra, shumica e verikoreanëve nuk kanë qasje në kompjuterë, e aq më pak në internet. Shumica e kompjuterëve në Korenë e Veriut gjenden nëpër zyrat e ndërtesave qeveritare dhe universitete.

Ata i prodhon kompania qeveritare Morning Panda, që ka një emër të çuditshëm duke marrë parasysh që udhëhiqet nga një vend siç është Koreja e Veriut.

Megjithatë edhe këta kompjuterë nuk janë të lidhur me internet. Në vend të kësaj janë të lidhur me intranetin e vendit, Kuagmiong. Për dallim nga lidhja globale e internetit, intraneti është lokal dhe shumë i kufizuar.

Disa banorë mund të lajmërohen në Kuagmiong për një postë elektronike dhe disa ueb-faqe (që ngjajnë sikur të ishin nga viti 1994).

Por, natyrisht se privilegjet vlejnë vetëm për elitën e Koresë së Veriut. Disa mijëra zyrtarë të lartë shtetëror në Korenë e Veriut, kanë qasje të lirë në internet.

E përdorin zakonisht për shkarkimin e filmave, blerje dhe hakim të sistemit shëndetësor të vendeve perëndimore. Sipas Washington Post, sulmi kibernetik Vonakraj kishte shkaktuar dëme në mijëra kompjuterë – duke arritur të fik sistemin shëndetësorë të Britanisë së Madhe.

Natyrisht, kjo nuk ishte hera e parë që Koreja e Veriut që kryen sulme kibernetik. Në vitin 2014, fuqinë e tyre e kishin treguar me hakimin e kompanisë Sony Pictures Entertainment dhe mbledhjen e informacioneve, përfshirë numrat personal të sigurimit shëndetësorë, letrave dhe disa filma që akoma nuk kishin mbërritur nëpër kinema.

Sipas PBS, zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi ishte arritur përmes filmit “Intervieë” që merret me teori konspirative rreth vrasjes së Kim Jong-Un, liderit të Koresë së Veriut. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...