-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Intervenime të rëndësishme nga KRU “Hidrodrini” në Pejë për mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit

Ekipet e KRU “Hidrodrini” në Pejë kanë realizuar një sërë punimesh gjatë ditës së sotme, duke ndërmarrë masa për reduktimin e humbjeve dhe mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë. Intervenimet kanë përfshirë sanimin e prishjeve, rregullimin e valvulave dhe kubëzimin në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

KRU “Hidrodrini” përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për intervenimet ne disa rrugë dhe fshatra të Pejës.

“Intervenime në valvula, sanim prishjeje në sistem furnizues dhe kubëzim, vetëm sot janë realizuar në rrugët ‘Adem Jashari’, ‘Agim Radoniqi’, ‘Tahir Coli’, ‘Hamdi Berisha’, ‘Mustafë Nimani’, ‘Zojë Shkreli’ dhe në fshatrat Bellopojë, Zahaq e Ramun”, kanë shkruar ata.

Këto ndërhyrje synojnë të përmirësojnë furnizimin me ujë dhe të garantojnë një shërbim më efikas për qytetarët e zonës./Njeshi/

Ministri malazez i Mbrojtjes mundohet ta mësojë pak Prokurorin pejan Junik dhe Gjykatën e Pejës: 30 ditë paraburgim janë shumë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...