6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

“Investoni në burime njerëzore” Rama në Fier: Deri në 2030 do të eksportojmë energji

Nga Fieri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se falë projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë.

“Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm. Shqipëria do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto”.

“Nuk është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm, ashtu sikundër edhe shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet e mundshme ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për linjën e interkonjeksionit me anën tjetër të Europës, falë bashkëpunimit tripalësh me qeverinë italiane dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara”, tha Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...