Llapi, në këtë përballje vie pas humbjes së pësuar javen e kaluar nga Feronikeli, me rezultat 2 me 0 ndërsa Prishtina, në xhiron që shkoi bindëshëm mposhti Lirinë 4 – 0.
Fitorja eventuale e Prishtinës, në këtë ballafaqim do të largonte edhe me shumë Llapin, nga gara për titull të kampionit, ndërsa çdo rezultat tjetër veq humbjes për llapjanët do të ishte rezultat i favorshëm që do të vazhdonte ta mbajë skuadrën nga Podujeva, në rrethin e ngusht të ekipeve që pretendojnë pozitën e parë në tabelë.
Sot zhvillohen tri ndeshje dhe çiftet rivale janë: Ferizaj – Ballkani, KEK-u – Feronikeli, Drita – Drencia dhe Liria – Gjilani. Të gjitha këto takime fillojnë prej orës 13.30.
Të shtunën veq derbit Llapi – Prishtina, zhvillohen edhe dy ballafaqime :KEK-u – Feronikeli ndeshja fillon prej orës 13.30 dhe Flamurtari – Trepça 89, kjo përballje fillon prej orës 17.00
Liga e parë e Kosovës në futboll zhvillon ballafaqimet e javës së 18. Tri takime zhvillohen të shtunën dhe do të ndeshën: Istogu – Vitia, Fushë Kosova – Ramiz Sadiku dhe 2 Korriku – Arbëria
Të dielën zhvillohen përballjet të tjera dhe çiftet rivale janë:Besa – Trepça, Dukagjini – Onix Banja, Vushtrria – Kika, Bashkimi – Vëllaznia dhe Drenasi – Vëllaznimi. Të gjitha takimet e kësja jave fillojnë prej orës 13.00.
]]>