6.4 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Irak: Shtohet numëri i viktimave në lumin Trigris në 85

Si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Trigris është rritur në 85 persona, ndërkohë informohet edhe për dhjetra të plagosur, në këtë aksident. Në traget ishin 170 pasagjerë që udhtonin në një ishull të vogël turistik.Fatkeqësia ndodhi pranë qytetit Mosul të Irakut. Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin nga lumi të paktën 12 të mbijetuar.

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, shpalli tre ditë zie kombëtare pas vizitës së tij në vendngjarje. Nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut njoftuan se lidhur me aksidentin nëntë persona janë arrestuar dhe janë lëshuar urdhër-arreste për pronarin e tragetit dhe ishullit turistik.

Banorët lokalë pohojnë se incidenti ka ndodhur për shkak se në traget ndodheshin 170 persona, edhe pse mjeti i lundrimit kishte kapacitet deri në 50 persona.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...