27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Irani hedh poshtë idenë e Trumpit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka këmbëngulur se nuk është vonë për Iranin të arrijë një marrëveshje për programin bërthamor dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës me Izraelin.

Teherani ka qenë në bisedime me Uashingtonin për një marrëveshje që kufizon programin e tij bërthamor, për të zëvendësuar atë që lideri amerikan hoqi dorë në vitin 2018.Teherani e hodhi poshtë ofertën e fundit të SHBA-së, dhe bisedime të tjera priteshin nesër në Oman, shkruan skynews.

Por, ministria e Jashtme e Iranit ka përshkruar diskutimet e mëtejshme si “të pafrytshme”, pas sulmeve izraelite ndaj vendit.

Në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror, zëdhënësi Esmail Baghaei tha se “SHBA-ja bëri një veprim që bëri bisedimet të bëhen të pafrytshme”.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi plotësisht bisedimet.Agjencia e lajmeve Mizan, e drejtuar nga drejtësia iraniane, e citoi atë duke thënë se ende “nuk është e qartë çfarë do të vendosim për bisedimet e së dielës”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...