32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Irani kërkon ti japë fund luftës dhe të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin

Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal, po raporton se Irani është duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor.

Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe SHBA-së përmes ndërmjetësve arabë.

Raportohet se në mesin e kësaj fushate ajrore të furishme, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave – me kusht që SHBA të mos përfshihet në sulmet ndaj Iranit.

Thuhet se Irani gjithashtu ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit, duke theksuar se është në interesin e të dyja palëve që përshkallëzimi i dhunës të frenohet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...