1.4 C
Pec
E shtunë, 18 Janar, 2025

Irani thotë se vetëm sirianët mund të vendosin për fatin e vendit të tyre

Fati i Sirisë është përgjegjësia e vetme e popullit sirian dhe duhet të ndiqet pa imponim apo ndërhyrje të huaj, tha të dielën ministria e jashtme e Iranit, pasi aleati i Teheranit, Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët.

Irani shpenzoi miliarda dollarë për të mbështetur Assadin gjatë luftës civile siriane që shpërtheu në vitin 2011 dhe vendosi Gardën e tij Revolucionare në Siri për të mbajtur aleatin e tij në pushtet, në mënyrë që të ruajë “Boshtin e Rezistencës” të Teheranit ndaj Izraelit dhe ndikimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, shkruan Reuters.

Pas rënies së Asadit nga pushteti, ministria e jashtme e Iranit bëri thirrje për një dialog kombëtar për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse që përfaqëson të gjitha segmentet e shoqërisë siriane./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...