Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës sot është mbledhur në Ferizaj.
Në krye me Elbert Krasniqin, IRDK-ja u prit nga kandidati i saj për deputet, Isa Osmani, Bajram Maliqi, Benjamin Hajdari e Hykmete Rexhepi.
Takimi me qytetarë u shoqërua me diskutime të shumta rreth sfidave dhe shqetësimeve të qytetarëve.
Në fund, Krasniqi tha se secili kandidat i IRDK-së garanton se partia është e para dhe mbështetja nga qytetarët është në anën e tyre. /Njeshi/