Mustafa shtoi se LDK-ja vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa u cenuar në asnjë formë shtetësia e Kosovës, e përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2018.
Mustafa ripërsëriti qëndrimin e LDK-së të deklaruar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, saktësisht në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018.
Postimi i plotë:
“Miq të nderuar,
Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së:
LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.
(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së). Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së.”-shkruan Mustafa. /Njeshi/
]]>