6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Isa Mustafa në krah të Ramush Haradinajt: Hashim, korrigjoji mexhat e arave tua, mos i prek kufijtë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka pohuar se mund të vjen deri tek një korrigjim i lehtë i kufirit mes vendit tonë dhe Serbisë.

Pos kundërshtimeve të ashpra të kryeministrit, Ramush Haradinajt, në të njejtën linjë ka reaguar edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa ka folur përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk duhet të bisedohet për kufijtë, për territorin dhe pavarësinë e shpallur para 11 vjetëve.

“Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Kreu i LDK-së Mustafa më tutje ka thënë se “nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”.

Theksojmë se tash e sa kohë i pari i shtetit, Thaçi po kërkon që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku definimi i kufijve, sipas tij, shteti serb do ta njoh vendin tonë.

Ndryshe, Serbia po këmbëngulë që për vazhdimin e dialogut, Kosova duhet të anuloj taksën prej 100 për qind të vendosura muaj më parë ndaj mallrave serbe. 

Postimi i plotë i z.Isa Mustafa;

“Qytetarë të nderur,
Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. 
Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës. 
Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.” /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...