7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Isa Mustafa pajtohet me Ramush Haradinajn për qëndrimet kundër Serbisë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës.

Ngjashëm me fjalët e Haradinajt pas të cilave vendosi taksën 100% ndaj Serbisë, Mustafa zgjedhë fjalë kundërshtuese ndaj politikës serbe.

Por, i pari i LDK-së nuk ndanë të njëjtin mendim me Haradinajn edhe për taksën.

“Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës. 
Sërbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare. 
Politikat e fqinjësisë së mirë, paqës dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndeshë me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke. 
Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë” shkruan Isa Mustafa në Facebook. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...