18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

Ish-agjenti i CIA-s dënohet me 10 vjet burgim për spiunazh për Kinën

Një ish-agjent i CIA-s është dënuar me 10 vjet burgim për spiunazh për qeverinë kineze.

Alexander Yuk Ching Ma, 71 vjeç, u arrestua në gusht të vitit 2020 pasi pranoi para një agjenti të fshehtë të FBI-së se ia kishte shitur sekretet e SHBA-së Kinës.

Ma, një shtetas amerikan i natyralizuar, i lindur në Hong Kong, ka punuar për CIA-n nga viti 1982 deri në vitin 1989, raporton BBC.

Në një seancë dëgjimore të mërkurën, avokatët e qeverisë amerikane i thanë gjykatës se ai ka qenë bashkëpunëtor dhe ka marrë pjesë tashmë në “seanca të shumta intervistash me agjentë qeveritarë”.

Zyrtarëy thonë se Ma bashkëpunoi me një të afërm, i cili ishte gjithashtu agjent i CIA-s, për t’u dhënë sekrete oficerëve të inteligjencës të punësuar në Byronë e Sigurimit Shtetëror të Shangait.

Një takim në Hong Kong ishte regjistruar si video dhe tregon Manë duke numëruar 50,000 dollarë për sekretet që ai ndanë, thanë prokurorët federalë.

Ndërsa jetonte në Hawaii në vitin 2004, ai mori një punë në zyrën e FBI-së në Honolulu si gjuhëtar me kontratë.

Sipas AP, bashkëpunëtori i paidentifikuar ishte vëllai i Ma, i cili vdiq para se të ndiqej penalisht. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...