Ish-Asambleistja e njohur pejane Luljeta Kelmendi-Rexhepi me një grup bashkëpunëtoresh të saj, nga sot do të vazdhojë rrugëtimin politik e institucional me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të Ramush Haradinajt.
Në takimin pritës në selinë e këtij subjketi në Pejë, ajo është pritur nga Kryetari i degës dhe ish-kryetar i komunës Ali Berisha dhe bashkëpunëtorë të lartë të degës.
Për ngjarjen ka shkruar vet Ali Berisha.
‘Ndryshimi është bërë domosdoshmëri. Vizionit për ndryshim të nivelit qendror dhe të atij lokal sot iu bashkua aktivistja politike dhe ish asambleistja Luljeta Kelmendi Rexhepi, me bashkëpuntoret: Florjana Mehmetaj, Saranda Ferizi dhe Blerina Kelmendi. Punë të mbarë e suksese! Na priftë e mbara!’-ka shkruar Berisha./Njeshi&RADIO 1/