9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Ish-deputeti Ali Lajçi: Funksionimi i shtetit është më i mirë se asnjëherë

Ish-deputeti Ali Lajçi, ka thënë se funksionimi i shtetit, rendit të ligjit dhe Kushtetutës është më i mirë se asnjëherë por nuk është i kënaqshëm. Kështu tha ku po diskutohet për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Në ekonomi e të tjera nuk ka rritje të kënaqshme, por nuk ka edhe denigrime të mëdha të llojit të vet. Funksionimi i shtetit, rendit të ligjit dhe Kushtetutës është më i mirë se asnjëherë por nuk është i kënaqshëm”, ka thënë Lajçi.

Ai vlerëson se Kosova gjithmonë ka ngecur në stadet e fundit të zhvillimeve të përgjithshme ekonomike

“Proceset në çfarë jemi ne në shtet bërje, gjendjen ekonomike që nuk e kemi pasur të favorshme kurrë në të gjitha regjimet… Kosova gjithmonë ka ngecur në stadet e fundit të zhvillimeve të përgjithshme ekonomike. Ta vlerësojmë Kurtin, nuk mund ta vlerësojmë në këtë kohë por duhet të kemi një kontinuitet të ecjes së Kosovës së paku prej pavarësisë së saj”, shtoi më tej Lajçi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...