-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Ish deputeti serb akuzon Vuçiqin për “fshehjen”, e përgjegjësisë pas sulmit terrorist

Ish deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc.

Ai iu është referuar deklarimeve të Vuçiqit i cili ishte deklaruar që Serbia nuk e ka bërë këtë akt terrorist.

Shormaz ia ka përmendur rastin Banjska që sipas tij ende nuk është ekstradu apo gjykuar Milan Radoiçiqin.

“Gjatë gjithë ditës Aleksandar Vuçiq dhe camarilla e tij po justifikohen: ‘nuk e kemi bërë ne, nuk e ka bërë Serbia’! Sipas Banjskës ju të mos jeni të dyshuar dhe ende nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin! Kush mund t’ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të ‘fshehur’ përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, shtoi Shormaz.

Një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...