1.6 C
Pec
E hënë, 11 Nëntor, 2024

Ish-diplomati britanik: Kurti e Vuçiç po presin rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Ian Bancroft, ish-diplomat britanik ka thënë se Kosova dhe Serbia aktualisht janë në një stad të “pritjes” së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë se kush do ta merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Aktualisht nuk ka një proces të dialogut”, është shprehur ai në një intervistë për Balkan Insight.

Duke marrë për bazë këtë fakt, njohësi i mirë i dinamikave në Ballkanin Perëndimor potencon se duhet shpresuar që kjo gjendje “të mos dërgojë rajonin në një incidenti të dhunshëm në terren”.

Ish-diplomati britanik gjatë intervistës ka potencuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës “nuk e kanë pasur realisht efektin e dëshiruar”.

“Është folur për masa shtesë nëse Kurti vazhdon të shtyjë përpara hapjen e urës së Ibrit, por ato nuk rezonojnë me elektoratin. Ato mund të punojnë në avantazhin e Kurtit, të cilin ai do ta përllogarisë përpara zgjedhjeve në shkurt”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, Bancroft konsideron se “nuk ka asnjë nxitje të BE-së” që mund të nxjerrë koncesione nga Serbia.

“Vuçiç është mjaft publik dhe i qartë për atë që ai mendon se janë perspektivat e anëtarësimit të Serbisë dhe kështu pa ata shtytës, ato stimuj, asnjëra palë nuk ka një nxitje për të ecur përpara në dialog”.

Ai e ka karakterizuar situatën aktuale si një situatë të “blerjes së kohës”.

“Njerëzit presin të shohin se kush i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, si do të duket ekipi i dialogut në të ardhmen”, ka shtuar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...