15.8 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Ish e burgosura Maqastena-Sherifi: Bajram Munishi e Blerim Olloni më kanë rrahur shumë

Ish e burgosura politike, Naime Maqastena-Sherifi, ka shpalosur torturat që ka përjetuar si e burgosur në vitin 1981 si 14-vjeçare.

Maçastena-Sherifi ka rrëfyer se tortura nuk i ishte ndalur, por kryesisht përmes mungesës së gjumit dhe marrja në pyetje natën.

“Nuk na linin të flinim, natën pjesa më e vështirë ishte marrja në pyetje natën, e gjatë ditës ishte e ndalume me fjetë, krejt kjo ka qenë me të lodhë”, tha ajo

Maçastena tregon se UDB-ashët, Bajram Munishi dhe Blerim Olloni ishin ata që e kishin rrahur fortë. “Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës. Me sa e di unë ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di. Gjakovar duhet të jetë…”, rrëfeu Maçastena-Sherifi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...