0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Ish-kreu i BIK-ut të Pejës mulla Nexhmedin Hoxhaj njofton vdekjen e hoxhës Bedri ef. Hajzeri

Ish-kreu i Bashkësisë Islame të Pejës mulla Nexhmedin Hoxhaj, ka njoftuar në mbrëmje, se është ndarë nga jeta mulla Bedri ef. Hajzeri, ish-imam i Xhamisë së ‘Tahtalisë’ në Pejë.

I ndjeri mulla Bedri ef. Hajzeri, ka ndërruar jetë sot në moshën 76 vjeçare.

Postimi i plotë:

Zemra pikllohët,syri loton,por,ne nuk luhatemi në besim dhe nuk themi asgjë tjetër pos asaj që Zoti është i kënaqur.

“Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiune”

Miku im,bashkëpunëtori im nëpër vite,

Mulla Bedri ef.Hajzeri,me preku thell në shpirt lajmi për ndarjen tënde nga kjo botë.

Nuk ishim thjeshtë vetem miq,por shumë më shumë.Punësimi yt si imam në xhaminë Tahtali,ishte nje freskim.i xhematit dhe më shumë.Ishe i pa përtueshëm në kryerjen e detyrave që ti përcaktonte rregullorja e BI-e.Ndihmoje të gjithë imamet kur kishin nevojë,e në xhematin që unë përfaqësoja , gadi gjithmonë ishim bashk.Nuk ditëm kurr të hidhërohemi mes veti edhe pse kishte asi që na e deshironin ate.E gëzoje një autoritet të pakontestueshëm në qytetin e Pejes.

Tani,e kujtoj hadithin e Pejgamberit a.s “Duaje ken të duash,veq mos harro se një ditë do të ndaheni”.

Sot fizikisht po ndahemi,por lutemi që Zoti të mëshiroj,mundin e jetës,vuajtjet e sëmundjes dhe të gjitha veprat e mira që i ke berë në këtë jetë,ti shpërblej me xhennet.

Varrin ta beftë kopsht prej kopshteve të xhennetit.Lutemi që Allahu i madhërishëm të na bashkojnë në xhennetin firdeus,inshaAllah.’-ka shkruar mulla Nexhmedin Hoxhaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...