17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Ish-kryenegociatorja Tahiri e mbështetet reciprocitetin për targat me Serbinë

Vendimit të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit në targat e automjeteve me Serbinë i ka dhënë mbështetje ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo derisa ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë e ka theksuar edhe se beson se qeveria e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partnerët amerikan dhe evropian.

“Vendimi i Qeverise së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë sot, është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë e cila është e bazuar në RECIPROCITET mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Pika 3 e Marrëveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim përcaktojnë qartë reciprocitetin. Me kërkesën e SHBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyjë për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht. Besoj se Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partneret amerikan dhe evropian. Unë si ish-kryenegociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet në Dialogun e Brukselit, e mbështes vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale. Këtë deklaratë po e jap si përgjigjie për shumë media, TV e gazetarë që kërkuan deklarime e intervista nga unë për këtë çështje dhe të cilëve nuk mund t’ju përgjigjem një për një, përshkak të angazhimeve të mija urgjente ndërkombëtare. Po ashtu ftoj mediat t’i gjejnë marrëveshjet në Website-in e Qeverise se Kosoves ne linqet https://kryeministri.rks-gov.net/…/agreement_0210…: https://kryeministri.rks-gov.net/…/Final_operational…”, ka shkruar Tahiri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...