23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson sot në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në orët e vona të së hënës ka arritur në Kosovë, ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa menjëherë pas luftës,  Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.

Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla të hënën në mbrëmje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...