25.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Ish-Ministri dhe historiani Et’hem Çeku reagon pas Kuvendit gjithëserb: Nacionalizëm ekspansionist

Prof. dr. Ethem Çeku – Prefekt i parë i Pejës së lirë, Ministër i AAK-së në disa Qeveri të pasluftës në Kosovë dhe dekan për vite i Fakultetit të Edukimit, në cilësinë e historianit ka reaguar ndaj Kuvendit gjithëserb, duke e quajtur nacionalizëm ekspansionist.

Çeku gjykon se me Kuvendin gjithëserb, shpërfaqet logjika mesjetare e Serbisë edhe në shekullin XXI.

Reagimi i plotë:

‘Logjika mesjetare e Serbisë edhe në shekullin XXI-Kuvendi gjithëserb ! Nacionalizmi serb ka mbetur në esence një nacionalizëm ekspansionist.

Elitat politike serbe ishin dhe mbetën të vetmet të pandryshuara duke i takuar një filozofie ekstreme. Ato ishin dhe mbetën peng e projekteve ekspansioniste mesjetare duke e mbajtur ende Ballkanin peng të kësaj filozofie.

Ato nuk e reformuan as shtetin e as kulturën e as librat e historisë. Ato vuajtën nga megalomania duke ndërtuar mite të rrejshme.

Elitat politike serbe vuajnë ende nga mesazhet e Naçertanies, dhe të qenët në krye të “kombit të madh “në Ballkan .Kēto elita kanë prodhuar edhe shumë dokumente të tjera për shfarosjen e popujve të tjerë të Ballkanit.

Elitat politike serbe janë agresive edhe në oborrin e vet politik. Kjo frymë e këtyre elitave politike serbe i ka sjellë Ballkanit, Europës po edhe botës luftëra të përgjakshme dhe tragjedi njerëzore. Këto ishin dhe mbetën elita politike primitive se u ushqyen dhe po ushqehen ende me tragjeditë që ua solli kombeve të tjera. Këto elita politike mesjetare serbe i vuan shtetit serb vulën e historisë – shtet gjenocidial.

Qytetërimi ynë dhe elitat tjera progresive botëror do t’i hedhë në errësirë këto elita politike serbe që prodhuan gjenocid.’-thotë Çeku./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...