-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ish-Ministri militant i LDK-së: Votoni për trashëgiminë që na e la Presidenti Rugova, 124!

Ish-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ish zyrtari i lartë i LDK-së Astrit Haraqija, bashkëpunëtorë i besuar i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova ka dalur me thirrje për elektoratin që me 9 shkurt të votojnë LDK-në në numrin 124.

Ish-Ministri militant i LDK-së, edhe pse në shkrim nuk e përmend emrin e lidershipit aktual, Lumir Abdixhikut, ai fton qytetarët e Kosovës, që votën etyre ta drejtojnë tek numri 124, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia e themeluar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duke zgjedhur, siç thotë, stabilitetin, zhvillimin dhe vizionin që garanton një të ardhme evropiane për vendin tonë.

‘Kosova ka nevojë për institucione të forta, për udhëheqës të urtë dhe të përgjegjshëm, për vazhdimësin e rrugës që na la trashëgimi Presidenti Rugova – rrugës së paqes, të lirisë dhe të integrimit euro-atlantik.’-shkruan mes tjerash Haraqija.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Si rugovist, si njeri që e ka pasur nderin të punojë krah për krah me Presidentin Rugova dhe ta përfaqësojë filozofinë e tij politike, e ndiej për detyrë të përcjell një mesazh të qartë në këtë moment të rëndësishëm demokratik për vendin tonë.

Ju e dini qe une votoj 124 dhe gjithë ata që me besojnë e din qe nuk i zhgenjejë.

Vota është mjeti më i fuqishëm i qytetarit për të ndikuar në drejtimin e Kosovës. Prandaj, të dielën, ju ftoj të votoni me mençuri dhe përgjegjësi, duke zgjedhur stabilitetin, zhvillimin dhe vizionin që garanton një të ardhme evropiane për vendin tonë.

Kosova ka nevojë për institucione të forta, për udhëheqës të urtë dhe të përgjegjshëm, për vazhdimësin e rrugës që na la trashëgimi Presidenti Rugova – rrugës së paqes, të lirisë dhe të integrimit euro-atlantik.

Le të dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe përkushtimin ndaj vlerave tona kombëtare!’-ka shkruar Astrit Haraqija./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...