Casandra Ventura, ish-e dashura e Sean “Diddy” Combs, do të dalë sërish përpara trupit gjykues, për të vazhduar për të dytën ditë radhazi dëshminë kundër Diddyt.
Në ditën e parë të dëshmisë së saj, Cassie u shpreh se ishte e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me punonjës seksi, të paguar nga Diddy.
Ajo rrëfeu se ishte rrahur disa herë nga Combsi, kur bënte gjëra që nuk i pëlqenin atij, shkruan NBC News.
Avokatët e Combsit kanë pranuar se Combsi mund të jetë i dhunshëm, por pohojnë se aktet seksuale ishin konsensuale.
Avokatët nuk arritën ta intervistonin dje Cassien, mbetet të shihet nëse do ta bëjnë sot këtë gjë./Njeshi/