13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Ish-polici i EULEX-it ‘kthehet’ me dy autoambulanca donacion në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka përfituar dy autoambulanca nga holandezi Wim Beeren, i cili vite më parë ka shërbyer në Gjakovë, në kuadër të policisë së EULEX-it.

Njëra prej autoambulancave do të jetë në shërbim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa tjetra në shërbim të Spitalit Rajonal “Isa Grezda”.

Në ceremoninë e pranimit të autoambulancave ka marrë pjesë kryetari Ardian Gjini dhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Kryetari Gjini gjatë ceremonisë ka thënë se ndonëse këto paijse janë shumë të nevojshme dhe të mirëseardhura për Gjakovën, ajo që duhet të vlerësohet edhe më shumë është miqësia e krijuar në mes të njerëzve nga Holanda dhe nga Gjakova.

Ndërsa ish polici Beeren, vite më parë kishte sjellë si donacion një automjet zjarrëfikës, i cili tashmë përdoret nga Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë, kurse sipas tij kjo nuk do të jetë ndihma e fundit nga Holanda.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...