15.8 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Ish/Prefekti i Pejës Et’hem Çeku, me fjalë të ndjera për vdekjen e Leman Hatashit: Iku arkitektja që i dha jetë rindërtimit të Pejës së djegur

Ka ndërruar jetë Leman Hatashi, arkitektja e njohur nga Peja dhe personalitet i respektuar për qytetarinë aktive të shprehur në të gjitha periudhat e jetës së saj.

E ndjera, ka humbur betejën me sëmundjen, nga e cila para rreth një muaji edhe ishte operuar.

Leman Hatashi vdiq dje më 9 Qershor, në moshën 64 vjeçare, ndërsa lamtumira e fundit do ti ipet sot më 10 |Qershor, në varrezat e qytetit në Pejë në ora 14:00.

E ndjera ishte e njohur për punën, mundin e përkushtimin në rindërtimin e Pejës, pas Çlirimit nga okupatori serb.

Lajmin për vdekjen e saj, e ka kumtuar me pikëllim, prof.Dr. Et’hem Çeku – ish/Prefekt (kryetar) i Pejës në vitin 1999, i cili të ndjerën e kishte krah të djathtë dhe pjesë në ekip të ngushtë, në ditët e çlirimit të qytetit.

Qeveria komunale e Pejës së lirë, nën drejtimin e Et'hem Çekut - viti 1999
Qeveria komunale e Pejës së lirë, nën drejtimin e Et’hem Çekut – viti 1999

 ‘Në kujtim të Lemanes – ndërtuese e jetës në qytetin e Pejës pas luftës!

Pas luftës, Lemanja iu përkushtua me gjithë qenien e saj rindërtimit të Pejës. Si arkitekte dhe qytetare e ndjeshme ndaj dhimbjes së vendit, ajo punoi pa u lodhur për të kthyer jetën në qytetin e Pejës. Me dashuri, profesionalizëm dhe përkujdesje, ajo u bë pjesë e çdo përpjekjeje për t’i dhënë shpresë dhe dinjitet komunitetit.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës. Kujtimi për Lemanen mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe në qytetin që ajo ndihmoi ta rindërtojë.’-ka shkruar Çeku.

Për të ndjerën shkroi edhe Agjencioni për Zhvillim Rajonal-Perëndim, ku e ndjera ishte Drejtoreshë dhe udhëheqëse për vite.

‘Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të koleges sonë Leman Hatashi.

Lemanja ishte Drejtoresh Ekzekutive e AZHR-Perëndim për më shumë se dhjet vite, që nga themelimi i organizatës nga Komunat e rajonit perëndimorë të Kosovës në vitin 2009, ku dha kontribut të veçantë në hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit rajonal, si dhe zbatimin e shumë projekteve zhvillimore.

Stafi i AZHR-Perëndim e kujton Lemanen për profesionalizmin e saj të lartë, por edhe për mbështetjen dhe kujdesin e saj për gjithë stafin e organizatës gjatë viteve të udhëheqjes së AZHR-Perëndim.’-thuhet në reagim.

Leman Hatashi dhe Venera Berisha - Morina në 'RADIO 1'
Leman Hatashi dhe Venera Berisha – Morina në ‘RADIO 1’

Me këtë rast, ngushëllime shprehë edhe ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, ku e ndjera la shembujtë më të mirë të bashkëpunimit profesional./Njeshi&RADIO 1/

Leman Hatashi para Mikrofonit të Lirije Hazirajt dhe kamerës së Valdet Spahiut
Leman Hatashi para Mikrofonit të Lirije Hazirajt dhe kamerës së Valdet Spahiut

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...