Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, dhe Zonjat e Para, përveç Michelle Obama, kanë arritur tashmë në Kongres, për ceremoninë e betimit të Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raporton CNN.
I pranishëm në Kongres është edhe presidenti në largim, Joe Biden, nga i cili Trump merr detyrën.
Fillimisht Trump dhe gruaja e tij, Melania, u pritën në Shtëpinë e Bardhë nga Biden dhe gruaja e tij, Jill, për të pirë çaj. Më pas morën rrugën bashkë drejt Kongresit./Njeshi/