25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonisë, Carles Puigdemont ka kritikuar këtë të premte vendimin e qeverisë spanjolle për të njohur shtetin palestinez.

Ai ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Pedro Sanchez, duke kujtuar se Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe në këtë formë shteti spanjoll po ndjek “standarde të dyfishta”

Në një video të publikuar në platformën X, Puigdemont thekson se qeveria spanjolle njofton “në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën” dhe “mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani një mbrojtës i së drejtës së vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...