15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Ish-presidenti Sejdiu flet për rezistencën e familjes Jashari

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, ka ikur njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ai ia ka prezantuar tmerrin që është bërë ndaj kësaj familje.

Këto fjalë Sejdiu i tha duke iu referuar ish-ministrit gjerman, Klaus Kinkel i cili ndërroi jetë dje, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Sejdiu ka shkruar se po ashtu marsi përherë nga kthen te rezistenca dhe vetëflijimi i familjes Jashari.

Më poshtë postimi i Sejdiut:

Në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, iku njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ia prezantova tmerrin që është bërë ndaj kësaj familje

Marsi përherë nga kthen te rezistenca dhe vetëflijimi i familjes Jashari. Padyshim, se familja Jashari është shembull unikal dhe i pa përsëritshëm në historinë e luftërave për liri që i kanë zhvilluar popuj të ndryshëm në kohët e rënda që i kanë pasur.

I pashë me sy dhe i ndjeva me dhembje të gjithë trimat dhe trimëreshat e kësaj familje, burra, gra dhe fëmijë që kishin qëndruar deri në vdekje pa u dorëzuar para forcave të gjithëllojshme të Millosheviqit të cilët kishin hedhur breshëritë mbi ta nga të gjitha llojet e armëve.

Ishin pamje të tmerrshme kur shihje trupat e tyre të goditur në mënyrën më ç’njerëzore të mundshme.

Ishte kjo një shfryrje hakmarrëse kundër kësaj familjeje të shquar në rezistencën dhe luftën për liri si dhe nevojë trembjeje, ashtu siç e kishte menduar dhe projektuar Serbia, për të gjitha ata që e deshën lirinë e Kosovës.

Një plojë e madhe ndaj një familjeje të tërë. Karshi gjithë kësaj donim një varrim të dinjitetshëm, pavarësisht presionit që shtohej përherë e më shumë.

Vetëm dy ditë pas, me porosinë e presidentit Rugova, unë dhe profesor Fehmi Agani, nisemi për takimin me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Klaus Kinkel dhe Hubert Vedrine, të cilët kishin ardhur në Beograd për t’i bërë presion Millosheviqit për të ndalur krimet të cilat i bënte në Kosovë.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë se largoj nga mendja faktin se për këtë takim me vete mora 65 fotografi të cilat pasqyronin në detaje masakrën ndaj fëmijëve, grave dhe burrave të familjes Jashari.

Pas prezantimit të këtyre fotografive, që ishin pasqyra reale se çfarë po ndodhë në Kosovë, Klinkelit iu mbushën sytë me lot.

Të dy ministrat, Klinkel dhe Vedrine, kërkuan që t’ua lë këto fotografi. Natyrisht, se edhe unë ua lashë si një dëshmi të gjallë të asaj se çka përjetuan familja Jashari, dhe si një thirrje për të vepruar për ndalimin e masakrave të tilla, që nuk kursenin askë në Kosovë.

21 vjet pas, kujtojmë këtë ngjarje tragjike e cila ndodhi në Marsin e vitit 1998, por po kështu kujtojmë edhe ndihmën e atyre që provuan të ndalin rastet e tilla.

Klaus Kinkel, iku pikërisht në muajin e flijimit të familjes për të cilën iu mbushën sytë me lot, në Marsin tragjik. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...