Ish-prokurorja speciale, Drita Hajdari deklaron se çështja e kohës po kanos adresimin e krimeve të luftës. Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, ajo shton se Prokuroria Speciale po përballet me vështirësi për hetimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
Veç kësaj, ajo thekson edhe mungesën e bashkëpunimit juridik me Serbinë, çështje të cilën Hajdari thotë se e ka ngritur edhe në një konferencë në Beograd.
Në intervistën për KosovaPress, Hajdari shprehet e zhgënjyer me institucionet vendore, nga të cilët thotë se ka pritur që pas pensionimit t’i ofrohet mundësia për kontribut në këtë fushë. /Njeshi/