23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia po investon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Lord George Reobertson, ish-sekretari i NATO-s, ka deklaruar se lufta në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për Perëndimin e gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai në Samitin “Shtetet e Ballkanit 2024” është shprehur të martën se rreziku nga ndikimi rus ekziston, por kjo sipas tij nuk e përfshin vetëm kërcënimin ushtarak dhe se ndikimi i Rusisë “po i dobëson edhe institucionet e vendeve demokratike”.

“Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike. Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen”, ka thënë Robertson.

Ish-sekretari i NATO-s shtoi se Rusia po investon “në luftën e sektorit të hirit”, dhe se sipas tij, ky investim po bëhet edhe në Ballkanin Perëndimor.

Robertson ka përmendur përfshirjen Perëndimore gjatë viteve të 90-ta për të ndalur luftërat dhe spastrimin etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

“Ishim të detyruar ndërmerrnim sërish veprime ndaj forcave paraushtarake të Sllobodan Millosheviqit, që u përpoqën të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Kur unë isha ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, bëra të qartë se forcat e Millosheviqit duhet të largoheshin dhe refugjatët të ktheheshin. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare, ishte një bazë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...